MENU
klinika

Vjosa Osmani garon për kryeministre

Zv. presidenti i PE: Vendim historik!

03.09.2019 - 14:32

Nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka uruar edhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Wieland ka thënë se fakti që LDK-ja e ka nominuar Osmanin tregon që partia e Isa Mustafës ka besim në të. Njoftimi për letrën është lëshuar nga zyra për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Wieland madje ka paralajmëruar edhe një vizitë në fillim të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Sipas tij, një vendim për nominimin e një gruaje për kandidate për kryeministre është një ngjarje historike për Kosovën.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland, uron Vjosa Osmanin për nominimin madhështor që do ta bëj Vjosën Kryeministren e parë grua në Kosovë.

Më poshtë gjeni letrën e z. Wieland, të përkthyer, ndërsa foto origjinalin.

“E nderuara znj. Osmani, e nderuara kolege,

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të ju uroj sinqerisht për nominim tuaj nga LDK-ja për postin e Kryeministres! Rezultati madhështor i zgjedhjes brenda LDK-së për nominimin tuaj ka treguar mbështetjen dhe besimin e partisë suaj.

Me përvojën tuaj dhe angazhimin e vazhdueshëm kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit – dhe me LDK-në si një nga partitë politike më të vjetra dhe më të mëdha në Kosovë – jam i sigurt që rruga për sukses është shtruar.

Jam i kënaqur që kam pasur rastin të takohem me ju disa herë dhe herën e fundit gjatë qëndrimit tim të fundit në Kosovë në qershor 2019.

Unë do të udhëtoj për në Kosovë në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që do të kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë projektet e ardhshme.

Ju dëshiroj gjithë të mirat, shumë sukses, dhe ky nominim historik do të ju bëjë Kryeministren e parë grua në Kosovë.