Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka konfirmuar transferimin e basketbollitsit amerikan Colin Voss.
27-vjeçari që luan në pozicionet 4-5, një lojtar qendër, ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me kuqeblutë.
Voss është basketbollisti i pestë amerikan që firmos për Vllazninë gjatë merkatos së verës.
Më parë kanë nënshkruar edhe Bryquis Perine, Nick Evans, Maurice Williams dhe Johnathan Hudson.
Colin Voss, 2.01 metra i gjatë, ka shumë përvojë në arenën ndërkombëtare, teksa është aktivizuar më parë në Amerikë, Sllovaki, Zvicër, Itali dhe së fundi në Australi.
Ardhja e tij përforcon ndjeshëm ekipin e trajnerit Nikolai Gospodinov, që këtë vit synon titullin në Superligë dhe Ligën Ballkanike.