Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë sot në Selinë Blu gjithë aleatët e tij opozitar.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 14:00, në selinë e PD, ndërsa në qendër të tij do të jetë aksioni opozitar i paralajmëruar prej kohësh nga opozita, diskutimet për platformën për nxjerrjen e vendit nga kriza, apo dhe tërmeti që goditi Tiranën dhe Durrësin.
Ndërkohë, që detaje të tjera nuk bëhen ende me dije, opozitarët mund të diskutojnë dhe për Reformën Zgjedhore pasi sot është njoftuar se në tryezën e thirrur nga OSBE do të marrë pjesë dhe Komisioni i Venecias.
Disa ditë më parë, Osbe ftoi zyrtarisht opozitën jashtëparlamentare që të merrte pjesë në diskutimet për reformën, por unanimisht aleatët opozitar të dalë nga takimi me Bashën e Kryemadhin, refuzuan.