MENU
klinika

Ish-i i Juves drejt Premier League

Allegri gati të drejtojë një klub anglez!

02.10.2019 - 19:31

Massimiliano Allegri mund të rinisë karrierën e tij si trajner në Angli. Pavarësisht zërave se Ole Gunnar Solskjaer ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të Manchester United, emir i trajnerit Italian është më i kuotuari për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”.

Sipas gazetës britanike “The Guardian”, favoriti kryesor për të zëvendësuar Solskjaer, i cili në fund të sezonit të kaluar firmosi kontratë 3-vjeçare, është pikërisht ish-trajneri i Juves, Massimiliano Allegri.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ka qenë prania e trajnerit Italian në tribunë në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Bayernit të Mynihut. Allegri shihet si pasuesi i mundshëm i Pochettinos, i cili nuk e ka nisur sezonin në mënyrën e duhur dhe rrezikon skualifikimin nga faza e grupeve të Champions League.