MENU
klinika

Komedia e zezë premierë botërore

“Cirku fluturues” konkurron në Estoni

24.10.2019 - 16:01

      Filmi artistik me skenar dhe regji nga Fatos Berisha, “Cirku Fluturues” dhe me producente Vjosa Berishën, mësohet të ketë premierën botërore në një nga festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, në Tallin të Estonisë.

“Cirku fluturues” është një komedi e zezë, bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të viteve ’90-të. Ngjarjet zhvillohen në Kosovë, ku një grup aktorësh, gjatë kohës së luftës kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë ilegalisht, për të marrë pjesë në një festival për teatrin, që zhvillohej në Tiranë.

 

 

Jam i lumtur që po përfundon rrugëtimi i gjatë i prodhimit të këtij filmi dhe njëkohësisht, shumë i gëzuar që do fillojmë rrugëtimin në festivale dhe kinema. Jam krenar që puna e të gjithë ekipit është vlerësuar me pjesëmarrje në konkurrencën kryesore, në një festival të kategorisë A” – u shpreh regjisori, Fatos Berisha.

Në rolet kryesore, interpretojnë: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani, dhe Velibor Topić. Ndërsa në rrolet dytësore: Velibor Topic, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi etj.

 

Si producente e filmit, Vjosa Berisha vjen në bashkëpunim me producentë si: Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Valon Bajgora, Agon Uka dhe Fatos Berisha.

“Cirku Fluturues” është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore.