MENU
klinika

Premier League, java 10

City kalon Aston Villa-n, presion Liverpool-it

26.10.2019 - 15:34

Manchester City ka bërë gjithçka si duhet në ndeshjen kundër Aston Villes duke fituar me rezultatin 3-0. Një sfidë e zgjidhur thjeshtë nga djemtë e Guardiolës që pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 0-0, shpërthyen në pjesën e dytë.

Goli i parë i takimit u realizua nga Sterling në minutën e 46′. Sulmuesi mori një pasim nga Gabriel Jesus dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. “Qytetarët” nuk ulën ritmin pas shënimit dhe dolën shpejt dhe te golat e tjerë.

De Bryne shënoi fillimisht nga një distancë e largët, ndërsa pas tij ishte radha e Gundogan për të përshëndetur rrjetën. E vetmja notë e keqe e sfidës ishte dalja me të kuq e Fernandinhos në minutën e 89′.

https://www.scorebat.com/aston-villa-vs-manchester-city-live-stream/

Fitorja e sotme e çon City-n sërish në vend të dytë duke parakaluar Leicesterin dhe duke shtuar presionin te Liverpooli që është vetëm 3 pikë larg. Aston Villa ndodhet në vendin e 13 dhe vazhdon luftën për të siguruar pikët e qëndrimit në ligë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN