MENU
klinika

Fitorja e thellë

Rekord i Leicester, historike në Premier League

26.10.2019 - 09:56

Leicester ka fituar 9-0 në fushën e Southmapton dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, duke shkuar vetëm pesë pikë larg Liverpool-it kryesues, që ka një ndeshje më pak.

Vardy me shokë e kanë siguruar fitoren në 45 minutat e para. Chilwell ka zhbllokuar ndeshjen pas 10 minutash, teksa situata është përkeqësuar për vendasit në minutën e 12-të, kur Bertrand është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka lënë të tijtë me 10 lojtarë.

Dhelprat” kanë përfituar menjëherë nga superioriteti numerik, duke  realizuar katër gola të tjerë në pjesën e parë me Tielemans (17′), Perez (19′, 39′) dhe Vardy (45′).

Skuadra e Rodgers është bërë e dyta në historinë e Premier League që siguron një avantazh prej pesë golash në 45 minutat e para të një ndeshjeje të luajtur në transfertë. Skuadra e parë që e ka bërë një gjë të tillë ka qenë Manchester City (5-0 kundër Burnley-t në prillin e 2010-ës).

Lojtarët e Rodgers nuk janë mjaftuar me kaq, sepse në pjesën e dytë kanë shënuar edhe katër gola të tjerë. Perez ka kompletuar tripletën personale në minutën e 57-të, Vardy ka çuar shifrat në 7-0 në të 58-ën me golin e tij të dytë të takimit dhe Maddison ka fiksuar rezultatin të 8-in në minutën e 85-të para se Vardy të fiksonte rezultatin në 9-0 me një penallti në fundin e ndeshjes.

Leicester ka rishkruar historinë, duke barazuar rekordin e Manchester United për fitoren më të thellë në një ndeshje të Premier League. (United-Ipswich 9-0, mars 1995).

Tifozët e Leicester mund të kthehen të ëndërrojnë pas mrekullisë së realizuar në verën e 2016-ës, kur Claudio Ranieri udhëhoqi ekipin drejt një titulli historik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Titulli drejt Manchesterit

“Dhelprat” nuk e ndalin dot City-n

Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!