14.10.2019 - 16:13
Në qarkun e Durrësit janë zbuluar sot disa predha, të cilat sipas ekspertëve datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Predhat janë konstatuar afër xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator në këtë zonë.
Predhat janë të zhytura thellë në dhe, ndërsa fatmirësisht janë pikasuar shpejt nga punonjësi i eskavatorit, i cili ka ndërprerë menjëherë gërmimet duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Menjëherë janë njoftuar forcat xheniere, të cilat pritet të rrethojnë zonën për të bërë të largimin e predhave nga zona e fshatit, dhe më pas të kryejnë çmontimin e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Specialistët, masa për siguri
Çmontohen municionet e 1997 në Shkodër
Municione në Bradashesh
Elbasan/ Zbulohen 100 predha artilerie të ’97-ës
Aksioni i Ministrisë së Mbrojtjes