MENU
klinika

"Gjobë 10 mijë euro"

“Joker”, policia greke boshatis kinematë

21.10.2019 - 16:12

      Policia greke ka nxjerrë nga salla fëmijët, në dy kinematë ku po transmetohej filmi “Joker”, i Todd Phillips. Kjo pasi nuk lejohej që ky film të ndiqej fëmijët.

Në shumicën e vendeve ku është shfaqur filmi fitues i “Luanit të Artë” në Venecie, është i ndaluar për fëmijët nën moshën 15 vjeç.

 

 

Sipas një ligji të vjetër grek, të rishikuar në vitin 2010, kushdo që lejon të miturit në shfaqjen e filmave të kategorizuar ‘R’ (për të cilin duhet të jesh të paktën 17 vjeç) rrezikon gjobë deri në 10 mijë euro.

Të miturit u nxorën nga sallat e kinemasë dhe u morën në rajonin e policies. Ata u lanë të lire më vonë, pasi në polici u paraqitën prindrit, të cilët i morën fëmijët.

 

 

Ndërsa në rrjetet sociale, grekët e cilësojnë rastin si sfidë nga një “shtet autoritar”, si dhe “abuzim policor”.