MENU
klinika

Seria A, Java 9

Lazio shtang Fiorentinën në limit

27.10.2019 - 23:48

Lazio ka marrë tri pikë të arta në një transfertë të vështirë, si ajo e Firenze-s. Bardhekaltrit mposhtën 2-1 vendasit dhe tashmë mund të pretendojnë për më shumë.

Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh me anë të Correa, pas asistit fantastik të Immobiles. Anësori ngriti flamurin për jashtë loje, por më pas VAR akordoi gol dhe me të drejtë.

Por pas 6 minutash, vendasit barazojnë. Ribery vepron mirë nga krahu i majtë, jep një top në qendër të zonës për Chiesa-n, që shtang portierin shqiptar Strakosha, i pafaj në rastin e golit.

Kur u mendua se ndeshja përfundoi në barazim, Immobile shfrytëzon një kros dhe gjen cepin e portës së vendasve me kokë, gol që do të rezultonte vendimtar. Në fund miqtë humbin edhe një penallti. Lazio ngjitet në renditje dhe tashmë sheh për nga lart.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN