Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lujshnje.
Një shtetas 35-vjeçar, i identifikuar i Besi Hida është vrarë me kallashnikov pasi është qëlluar me breshëri plumbash.
Në momentin e vrasjes viktima ndodhej në lokal duke pirë kafen e mëngjesit dhe ka gjetur vdekjen menjëherë.
Sipas dëshmitarëve okularë, autori ka qenë i maskuar dhe menjëherë pasi ka vrarë 35-vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
“Dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë”- njofton policia.
NJOFTIMI
Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.