MENU
klinika

La Liga, Java 10

Perfekte, Real Madrid shkatërron Leganes

30.10.2019 - 23:27

Real Madrid ka marrë një fitore bindëse 5-0 në javën e 11-të të La Liga-s në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Leganes. Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Zinedine Zidane, që vinte nga një humbje zhgënjyese të pësuar kundër Mallorca-s.

Rodrygo (7′) dhe Kroos (8′) kanë zhbllokuar ndeshjen me dy gola të shpejtë. Goli i tretë i vendasve është realizuar nga Sergio Ramos (24′), i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fakt, tentativa e parë e spanjollit është ndalur nga portiere, por arbitri ka vendosur për përsëritjen e saj për shkak se Soriano kishte dalë nga porta para se Ramos të godiste topin.

Edhe goli i katërt ka ardhur nga pika e bardhë, por këtë herë ekzekutuesi ka qenë Benzema (69′). Në fundin e takimi ardhur edhe goli i pestë i Real-it, i realizuar nga Luka Jovic.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN