MENU
klinika

Për kë i ka??

Rikthehet Flori bashkë me disa fjalë dashurie

05.10.2019 - 13:03

Pas më shumë se 6 muajsh, Flori Mumajesi është bërë i gjallë dhe më në fund është edhe aktiv në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme ai u rikthye edhe në muzikë, pasi në treg doli kënga që ai kompozoi për dy miqtë e tij, Brunon dhe Shkurte Gashin.

Kënga mban titullin “Jetën tënde” dhe menjëherë ka prekur zemrat e publikut.

Flori e promovoi këngën edhe në Instagram-in e tij, megjithatë postimi që ka rënë më shumë në sy është ai që ka bërë në orët e vona të natës.

Këngëtari ka publikuar një foto të tij dhe në të shkruan “Thjesht të du”.

Në foto ai shfaqet me mikrofon në dorë dhe ne jemi shumë kuriozë të dimë se për kë është ky dedikim dashurie.

Mos ndoshta gjatë kësaj kohe në jetën e tij kanë ndodhur ndryshime dhe ne nuk dimë ende gjë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN