MENU
klinika

Surprizon Milan

Tifozët, Inter zë vendin e parë në Serie A

29.10.2019 - 11:19

Inter është ekipi që sjell më shumë tifozë në stadium në Serie A. Ashtu si edhe sezonin e kaluar, tifozët zikaltër janë në vend të parë në Itali sa i përket mbushjes së stadiumit.

Ecuria e skuadrës ka bërë që ndeshjet e zikaltërve në kampionat t’i ndjekin mesatarisht më shumë se 64 mijë spektatorë. Inter lë pas në këtë renditje rivalin që përdor të njëjtin stadium.

Milan në “San Siro” ka sjellë mesatarisht rreth 8 mijë tifozë më pak. E çuditshme në fakt, kur kemi parasysh që kuqezinjtë kanë zhgënjyer këtë sezon në Serie A dhe nuk marrin pjesë as në Kupat Evropiane.

Juventus është i pozicionuar i treti sa i përket mbushjes së stadiumit. Bardhezinjtë afrojnë në stadiumin e tyre gati 40 mijë tifozë për ndeshje. Kampionët janë të kushtëzuar edhe nga kapaciteti i Allianz Stadium.

Roma, Fiorentina, Napoli dhe Lazio janë më poshtë, duke u mbështetur nga tifozët e vet nga 36 mijë deri në 33 mijë. Lecce e kthyer në Serie A ndiqet mesatarisht nga gati 25 mijë spektatorë për ndeshje, duke u renditur në vendin e tetë. Ndërsa mbyll top 10-en Udineze, me 22 mijë tifozë mesatarisht për ndeshjet në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN