MENU

Përfitimet e presidentit Rus

Trump e Zelensky ‘vuajnë’, Putin shijon shfaqjen

09.10.2019 - 15:36

Ndërkohë që hetimi për shkarkimin e Presidentit Trump hyn në javën e tretë, akuzat dhe ‘zhurmat’ lidhur me të janë intensifikuar.

Ai akuzoi anëtarët e Kongresit për tradhti. Dhe natyrisht, vazhdon me postimet në Twitter. Të hënën ai mburrej për “mençurinë e tij të madhe dhe të pakrahasueshme”.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin duket se po shijon shfaqjen.

Në Moskë javën e kaluar, Putin u përgjigj me tallje kur një reporter nga MSNBC e pyeti nëse Kremlini planifikonte të ndërhynte në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020. “Unë do t’ju them një sekret …”pëshpëriti ai në mikrofon. “Po, ne patjetër që do të ndërhyjmë. Por mos i thuaj askujt. ”

Pastaj buzëqeshi. Ai ka një arsye të mirë për ta bërë.

Rusia ka qenë një paria gjeopolitike që kur aneksoi Krimesë në vitin 2014 – dhe qëndrimi i saj ndërkombëtar u mbyt më shumë pasi u zbulua se kishte ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA 2016.

Tani në qendër të vëmendjes është presidenti i sapozgjedhur ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe telefonata e famshme me Trump. Në atë telefonatë, Zelensky vlerësoi ndihmën e SHBA për reformat politike dhe ekonomike, si dhe financimin e ushtrisë së saj në luftën kundër milicive separatiste të mbështetura nga Rusia.

Ai kritikoi gjithashtu sasinë e ndihmës që vendi i tij kishte marrë nga Bashkimi Evropian dhe tha se ai i tha kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit Francez Emmanuel Macron se “nuk po punojnë aq sa duhet të punojnë për Ukrainën.”

Udhëheqësit evropianë kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Nëse ata do të rishikonin tani marrëdhëniet e tyre me Ukrainën, do të ishte një fitore për Putinin.

“Skandali rreth negociatave të Trump me Zelensky po largon vëmendjen nga Rusia, dhe kjo është e dobishme për Moskën,” tha Evgeny Minchenko, një këshilltar politik në Moskë.

Sidoqoftë, çdo përfitim nga skandali më i madh politik pas Watergate mund të jetë afatshkurtër.

“Betejat politike në SHA nuk do të sjellin përfitime as për Rusinë, as për pjesën tjetër të botës,” tha Yuri Rogulev, një profesor në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe drejtori i Fondacionit Franklin Roosevelt për Studimin e Shteteve të Bashkuara.

Skandali është “dobësim i Trump”, dhe kjo nuk i sjell dobi Putinit, tha një tjetër studiues.

Për Putinin, Trump është një pengesë midis Rusisë dhe asaj që Kremlini i sheh si elita antiruse në politikën amerikane, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga The Wall Street Journal

Putin po shijon një tjetër fitore…