MENU
klinika

“Kur lutesh më tepër për suksesin e partnerit”

Xhensila ka urimin më të veçantë për filmin e ri të Bes Kallakut

25.10.2019 - 18:15

Ditën e sotme, aktori Bes Kallaku publikoi trailerin e filmit të tij më të ri, “Falco”, për të cilin premton se do të shkrijë së qeshuri publikun.

Ai e ndau videon me fansat e tij në Instagram, ndërsa krahas saj shkroi:

“Pas me shum se 2 vite e gjysem pune, shum lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se “Falco” do ju thyeje brinjet nga te qeshurat.
Eshte nje pasqyre e realitetit shqiptar, sjelle ne menyren me komike.
Ky, nuk eshte vetem filmi im, sepse nuk do isha ktu pa ndihmen dhe eksperiencen e gjithesecilit qe kam punuar gjate gjithe karrieres sime. Ky eshte filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallise, i te Dieles Shqiptare, i te gjithe juve qe me keni duartrokitur deri ktu.
I gjithe stafit dhe ekipit te filmit, i te gjithe aktoreve dhe atyre qe ndihmuan qofte edhe me nje gote uji.”

Sigurisht, për këtë projekt gjigant të Besit nuk mund të mos reagonte edhe partnerja e tij, Xhensila Myrtezaj.

Ajo i ka uruar publikisht më të mirat bashkëshortit, duke treguar se është lutur më shumë për suksesin e Besit sesa të sajin.

“Kur ti lutesh dhe kerkon me teper suksesin e atij qe ke ne krah se sa tendin.
Kjo ndodh me te dy Ne. Zoti na ka dhene e na ka falur shume.
Pervec Tij jam deshmitare e cdo perkushtimi tendin. Zoti qoft me ne”- janë fjalët e ëmbla të këngëtares krahas trailerit të filmit.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën