MENU
klinika

Mish jo i sigurtë për njerëzit

AKU aksion në Fier, vërshojnë kontrollet dhe gjobat

08.11.2019 - 13:26

Drejtoria Rajonale e Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU) Fier bëri të ditur sot, se ditën e enjte ka kryer 13 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

Për shkeljet e konstatuara vendosi 3 masa administrative “gjobë” me vlerë 300.000 lekë, për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Gjithashtu njofton AKU, janë vendosur 4 masa administrative “Paralajmërim” si dhe është lënë detyra e korigjimit të mangësive të konstatuara.

Janë marrë 4 mostra për kryerjen e 4 analizave laboratorike dhe është vendosur masa administrative “Bllokim Produkti” për 21 kg mish (viçi dhe qingji) i konstatuar i pasigurt për konsum human.

AKU në sajë të monitorimeve rigroze të kryera për çdo ditë garanton të gjithë konsumatorët për sigurinë e produkteve të cilat konsumojnë dhe fton që bashkërisht të bëhemi edhe më të fortë nëpërmjet rubrikës “Denonco”.