MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Bushi shpall listën: Nuk e kemi frikë Anglinë

07.11.2019 - 11:50

Kombëtarja shqiptare U-21, më 15 nëntor, do të luajë përballë Anglisë, në një ndeshje ku edhe një barazim do të ishte fantastic, duke parë kush është përballë. Trajneri Alban Bushi ka shpallur edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.

Bie në sy grumbullimi për herë të parë i Franklin Domit, i cili mbulon pozicionit e mbrojtësit dhe është pjesë e skuadrës angleze të QPR. Sakaq, po ashtu për herë të parë është thirrur edhe sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci.

Trajneri i Kombëtares U-21 është shprehur se ka mungesa në këtë grumbullim, pasi tre lojtarë janë grumbulluar tek U-19. Ndërkohë, Bushi ka theksuar se me Anglinë duhet të shfrytëzojnë maksimalisht sulmet.

ANGLIA – “E dimë kush është Anglia. Nëse me San Marinon futemi të bëjmë sulme, me Anglinë do mundohemi të jemi të kujdesshëm. Ndërsa do mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht sulmet.

Domi, Tuci dhe Ismailgeci vijnë për herë të parë, luajnë në ekipet e tyre dhe janë në formë për momentin. Kemi pasur probleme pasi kanë ikur Broja, Ndrecka dhe Bullari dhe në sulm jemi me gjysmë sulmuesi.

TIFOZËT? – “Është një ndeshje e rëndësishme, tifozët të vijën të shohin Shqipërinë dhe jo Anglinë. Edhe kur kemi humbur kemi dhënë maksimumin për të nderuar flamurin dhe tifozët.

Duhet ta dimë se më kë luajmë, por kemi dhënë maksimumin. Mendoj se në Shkodër tifozët do të vijnë se kanë ardhur dhe kur nuk kanë qenë ndeshje kualifikuese.”

MUNGESAT?“Ekipi Kombëtar është që lojtarët të shkojnë lart, rrallë shkojnë poshtë. Kemi pasur probleme gjithnjë pasi një herë dëmtime më pas ikin sipër dhe më pas tek U-19. Por edhe lojtarët që janë thirrur janë mirë dhe nuk do kemi probleme.

Por ka qenë problem ndryshimi i formacionit. Në ndeshjen me Austrinë  kemi ndryshuar tetë lojtarë. Ndryshe edhe nga Kosova. Por mendoj se do stabilizohemi. Anglia është ekipi i madh, por nuk duhet pasur frikë. Në ndeshje mund të ndodhin të gjitha.

Kemi luajtur me Francën, Italinë dhe Spanjën dhe thuajse kemi luajtur të barabartë për ato synimet që ne kishim, dhe golat i kemi pësuar prej gabimeve individuale. Nëse nuk bëjmë gabime dhe Anglia do ta ketë të vështirë. Duhet ta respektojmë por do ta kenë të vështirë.”

U21 Shqiperi-Kosove
U21 Shqiperi-Kosove

MINUTAT E FUNDIT? – “Minutat e fundit kur kundërshtari kërkon rezultat vjen me shumë forca, dhe ti je i lodhur. Nuk është problem vetëm i Shqipërisë në minutat e fundit. Duhet të jesh më i kujdesshëm. Në U-21 kemi shënuar në minutën e 94’ në Austri.

Nuk ka futbollistë të vegjël dhe të mëdhenj. Kemi shënuar në fund dhe ndeshja shkonte 2-2. Nuk ka ekip të vogël, por ka grup. Këtë duam ta transmetojmë dhe kur jemi përballur vetë me të mëdhenj kanë qenë të barabartë, pavarësisht se kanë fituar në fund.”

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak