MENU
klinika

Përse është mbledhur sot?

‘Ringjallet’ Gjykata e Lartë/ Merr anëtarë borxh nga Apeli i Krimeve

12.11.2019 - 11:24

Gjykata e Lartë është mbledhur sot për të shqyrtuar 4 kërkesa për ekstradim.

Ndonëse e mbetur me një gjyqtar, kërkesat po shqyrtohen nga një trupë e përbërë nga anëtarë të Apelit të Krimeve të Rënda, të deleguar nga ana e KLGJ për cështjet urgjente në Gjykatën e Lartë.

Çështjet e caktura për këtë të martë janë kërkesat për ekstradimin e Skënder Drizës, Elis Çokut, Aleksanar Nikoliç, Mikel Hoxha dhe Ermal Hatija.

Ndërkohë që mungesa e gjyqtarëve ka nxjerrë jashtë funksionit Gjykatën e Lartë, totali i dosjeve që presin gjykimin ka kaluar shifrën 32 mijë.