MENU
klinika

La fushën e lojës në 14’

Kombëtares i dëmtohet lojtari më në formë

03.11.2019 - 16:23

Një lajm i keq vjen për trajnerin Edy Reja dhe Kombëtaren shqiptare në prag të dy sfidave të radhës, më 14 nëntor me Andorrën dhe më 17 nëntor me Francën.

Lojtari më në formë i Kombëtares, Marash Kumbulla, është dëmtuar. Mbrojtësi 19-vjecar po bën paraqitje fantastike me Veronën e tij, por ditën e sotme në sfidën ndaj Bresicas, Kumbulla ka lënë fushën i dëmtuar.

Vetëm 14 minuta ka zgjatur ndeshja e tij, teksa pas konsultimit me stafin mjekësor, ka vendosur të mos ta vazhdojë më tej ndeshjen.

Të tjera ekzaminime pritet të bëhen për të mësuar shkallën e dëmtimit të Kumbullës, që padyshim është mjaft i rëndësishëm për Kombëtaren tonë, pasi po kalon një formë të shkëlqyer. Shpresohet që gjendja e tij mos jetë alarmante.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN