MENU
klinika

Formacioni ndaj Andorrës

Kombëtarja me ndryshime dhe kapiten tjetër

14.11.2019 - 19:54

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në orën 20:45 në “Elbasan Arena” për t’u ndeshur me Andorrën. Sa i përket rreshtimeve, trajneri Reja ka bërë surpriza të shumta ku nga minuta e parë ka preferuar eksperimentet, duke nisur që nga porta.

Titullar e nis këtë takim Berisha me shirit kapiteni, teksa rikthehen si titullarë edhe Ndoj dhe Ramadani. Mbrojtja është sërish me 3, ku Gjimshiti, Veseli dhe Ismajli kanë para tyre Ramadanin.

Në krahë luajnë Roshi dhe Trashi, teksa në mesfushë janë Memushaj dhe Ndoj. Dyshja e sulmit është ajo mes Bekim Balajt dhe Rey Manaj.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Roshi, Trashi, Ramadani, Memushaj, Ndoj, Balaj, Manaj Trajner: Edy Reja.

Andorra: Giomes, Martinez, Vales, Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, Nikolas, Servos, Rubio, Lovera Trajner: Koldo Alvarez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN