MENU
klinika

La Liga, java 13

Messi nuk njeh limite, tre gola për kreun e Barçës

09.11.2019 - 22:53

Lionel Messi nuk njeh limite, sonte ka ardhur tripleta e radhës. Barcelona fiton 4-1 ndaj Celta Vigos, ku të tre gola i shënoi sulmuesi argjentinas. Një fitore që e ngjit Barcelonën në krye, me pikë të barabarta me Real Madrid.

Messi shënoi golin e parë në 23’ me penallti, duke dhënë sinjalen e parë. Megjithatë, miqtë barazojnë në 42’ me anë Olaza. Kur u mendua se pjesa e parë u mbyll, Messi nxjerr një tjetër gol në kohën shtesë dhe 2-1 mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën është sërish Barcelona që luan mirë. Dhe nuk vonon goli, Messi realizon në 48’ një tjetër “perlë” që vetëm ai di t’i shënojë. 3-1 dhe Barcelona luan më lirshëm.  

Në minutën e 86’ vulosin fitoren bindëse Busquets. Një rezultat bindës për Barcelonën, duke lënë pas edhe dy paraqitjet e fundit, humbjen në La Liga dhe barazimin pa gola në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak