MENU
klinika

Foto

Meta takon Rexhep Meidanin, zbulohet për çfarë diskutuan

19.11.2019 - 19:19

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto nga takimi me ish-kreun e shtetit shqiptar Rexhep Meidani.

Meta nënvizon se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidentin, ndërsa ka shtuar se kanë biseduar së bashku për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.

Takimi është konsultativ dhe vjen menjëherë pas konsultimeve që kreu i shtetit bëri me opozitën. Meta njohu opozitën me atë që ai i quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

kolana e librave

Në takim është diskutuar dhe për reformën zgjedhore, ndërsa Presidenti ka përshëndetur hapat e opozitës, përfshirë kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Nga ana e tij, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës për reformën zgjedhore do të bëhet publike javën e ardhshme.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta në postimin e tij.