MENU
klinika

Përballja Brazil-Argjentinë

Mjafton një gol, Messi mposht rivalët historikë

15.11.2019 - 20:02

Ndeshja Brazil-Argjentinë është një nga përballjet më me rivalitet në botë sa u përket ekipeve kombëtare, edhe kur bëhet fjalë për një miqësore dhe jashtë Amerikës Latine madje.

Miqësoren e sotme e ka fituar Argjentina, me gol të Messit, që realizoi pas një penalltie. Portieri i priti topin, por Messi u ndodh aty dhe nuk e pati të vështirë të realizonte.

Ndërkohë, Brazili më parë kishte humbur një penallti në minutat e para me Gabriel Jesus. Sulmuesi Brazilian, pavarësisht se gënjeu krahun e portierit, topin e dërgoi jashtë porte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN