MENU
klinika

MTV Europe Music Awards

Si asnjëherë tjetër, Ronaldo shkëlqen me të kuqe…

04.11.2019 - 22:53

Ai mbetet një yll edhe jashtë fushave të blerta, sidomos kur në krah është e dashura e tij. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez “vodhën” shfaqjen në MTV Europe Music Aëards, kur mbërritën plot shkëlqim në këtë event të ndarjes së çmimeve të muzikës.

Çifti i famshëm kishte preferuar ngjyrat e ndezura, por të kundërta. “Ylli” i Juventusit ishte veshur me një kostum të kuq të ndritshëm, ndërsa Georgina kishte zgjedhur një fustan blu elektrizues.

Partnerja e Ronaldos, edhe pse mbante qëndrim serioz, nxirrte në pah fizikun e saj në pjesën e qafës dhe gjoksit, si dhe me një çarje të lartë në anën e kofshës së majtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN