MENU
klinika

Këshillat e pediatres

Si të silleni me fëmijët pas tërmetit?

28.11.2019 - 19:57

Në këto çaste të vështira që i gjithë vendi po kalon, disa këshilla nga profesionistët për t’u motivuar psikologjikisht nuk janë kurrë të tepërta.

Pediatria e njohur Lira Gjika ka në fokus të saj fëmijët, sjelljet dhe ndjesitë e tyre pas tërmetit. Mënyra sesi prindërit sillen apo do të duhet të silleshin me to, është një sfidë jo pak e lehtë.

Situata të tilla, nuk kanë recetë, por gjithsesi Gjika këshillon që prindërit duhet të përballojnë ankthin dhe të mos rrisin stresin tek fëmijët e tyre.

Sipas saj fëmijët duhet ta dinë të vërtetën dhe të mos gënjehen. Më pas rutina e tyre të mbushet me libra, me përralla, këngë në ‘You Tube’, një film dhe aktivitete të tjera argëtuese.

Në dukje të thjeshta, këto pika do të ndihmonin jo vetëm fëmijët për ta harruar këtë situatë të vështirë, por edhe të rriturit që mbartin barrat më të rënda

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN