MENU
klinika

"Xhelatët" shuajnë dilemën

Ta vazhdosh luftën për idealet?

07.11.2019 - 13:22

       Kryevepra e Martin Mcdonagh, “Xhelatët”, prodhim i Teatrit Kombëtar, me regji nga Qëndrim Rijani, u rikthye mbrëmjen e djeshme për publikun, në ArTurbina.

Kjo është java e fundit për të shijuar shfaqjen ”Xhelatët”, që u dha mbrëmjen e djeshme, për të vijuar deri në fundjavë.

Kjo vepër erdhi me regji nga Qëndrim Rijani dhe nën interpretimin e 14 aktorëve në skenë, mes të cilëve, aktorët: Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu, Florian Agalliu, Hervin Çuli etj.

Në qendër të veprës është dëshira e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak, që ka vendosur rivali i tij, duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.

Kjo shfaqje, që ju fton edhe për pak ditë, vjen me tarifa të reduktuara për studentët e pajisur me kartë studenti.