Zgjedhjet e përgjithshme të tetorit mund të zgjidhin disa nga sfidat më të mëdha dhe më të menjëhershme me të cilat përballet vendi ynë, marrëdhëniet tona me Evropën, dhe të tjera, dhe për këtë na nevojitet urgjentisht një qeveri e Laburistëve.
Por ne do të na duhet më shumë sesa një zgjedhje, për të shëruar “përçarjet” e vendit tonë dhe për të eleminuar helmin që po ndot gjithnjë e më shumë ligjërimin tonë dhe politikën.
Gjithnjë e më shumë, ne jemi duke u bërë një Mbretëri e Bashkuar vetëm në emër.
Sipas një sondazhi “Hope not Hate”, 77% e britanikëve tani mendojnë se Brexit po sjell paragjykime dhe po e bën vendin tonë më të ndarë se kurrë, duke na treguar se jemi më shumë në kundërshtim me njëri-tjetrin sesa ishim në kohën e referendumit.
Por këto ndarje të vendit tonë shtrihen përtej këtij mjedisi armiqësor dhe përtej betejës aktuale për Brexit.
Vendi tani është gjithashtu i ndarë midis veriut dhe jugut, dhe midis katër kombeve që deri vonë formuan një Mbretëri të Bashkuar kohezive.
51% e votuesve i konsiderojnë politikanët dhe mediat si gënjeshtarë të zakonshëm. Ne ende nuk e dimë shkallën e plotë të depërtimit të huaj në median sociale dhe politikën tonë. Por qartësisht, më shumë se kurrë më parë, politika jonë po infektohet.
Ekziston një rrezik serioz që, tre javët e fundit të fushatës zgjedhore mund të na përçajnë edhe më shumë.
Konservatorët kërcënojnë një Britani gjithnjë e më intolerante, dhe izoluese, si dhe një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë.
Në ditët e ardhshme liderët tanë politikë do të publikojnë manifestet e tyre zgjedhore dhe, nuk është vonë që partitë të merren me sfidën e ribashkimit të vendit tonë të pakënaqur.
Thënë thjesht, Britanisë i duhet një premtim i vendimmarrjes gjithëpërfshirëse dhe parimore.
Në këtë mënyrë ne mund të rimarrim vlerat e empatisë dhe solidaritetit, dhe aspiratat për të bashkëpunuar, deri vonë, na bënë ne shtetin më të suksesshëm shumëkombësh në histori.
Gordon Brown ishte kryeministri britanik nga 2007 deri në 2010. Ky është një ekstrakt i redaktuar i fjalimit që ai do të mbajë sonte në darkën vjetore Hope not Hate.