MENU
klinika

Moto GP

Triumfon Vinales, Marquez vendos rekord

03.11.2019 - 11:02

Një tjetër garë spektakolare është zhvilluar në Moto GP. Maverick Vinales zuri vendin e parë në pistën e Malajzizë. Marc Marquez, që u nis nga vendii 11-të, zuri vendin e dytë.

Kampioni i botës u rrëzua dje në provat e lira, por sot fitoi 9 pozicione gjatë garës duke u ngjitur në podium. Ai vendosi rekord për pikët e grumbulluara brenda një sezoni, pasi tani numëron 395 pikë.

Vinales zhvilloi një garë përfekte dhe fitoi me meritë të plotë. Vendi i tretë në podium shkoi për Andrea Dovizioson, ndërsa “Doktori” Valentino Rossi zhvilloi një garë pozitive. Ai u rendit i katërti.