MENU
klinika

Bundesliga, java 16

2 gola “in-extremis”, Bayern merr 3 pikë të arta

18.12.2019 - 22:25

Ka vuajtur jo pak Bayern Munchen për të dalë me tri pikë nga Freiburg, duke e mposhtur këtë të fundit 3-1. Golat e fitores janë shënuar në limite.

Bayern ka shënuar i pari me anë të Lewandowskit, që në minutën e 16-të nuk fali nga afër portës. Ishte goli i 18 polakut, si askush tjetër në Europë në kampionatet kryesore.

Por në pjesën e dytë vendasit e Freiburg barazojnë. Grifo në 59’ shtang gjigantët e Gjermanisë. Bayern ka insistuar shumë dhe goli ka ardhur në 92’ nga Zirkzee. Për ta bërë të sigurtë fitoren 3-1 mendoi Gnabry në 95’

Ndeshjet e tjera kanë dhënë këto rezultate: Monchengladbach-Paderborn 2-0, Frankfurt-Koln 2-4, Wolfsburg-Schalke 1-1 dhe Leverkusen-Hertha Berlin 0-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN