MENU
klinika

Disa këshilla

4 mënyra për të shmangur kilogramët e tepërt për festa

31.12.2019 - 14:50

Tani që festat e fundvitit janë këtu, dhe ju keni nisur të shqetësoheni për kilogramët e tepërt, ka disa mënyra për t’i shmangur ato.

1) Ushtrohuni në natyrë

Ju mund të nguroni ta kaloni kohën tuaj jashtë, por Marjorie Korn, redaktorja e revistës SELF e ushqimit dhe e të ushqyerit sugjeron që ju të ngriheni nga shtrati dhe të përqafoni ajrin e pastër.

Një shëtitje e mirë në mëngjes ose në mbrëmje, në një park familjar mund të të bëjë mrekulli.

Bëni ecje të ngadalshme ose  çiklizëm është padyshim mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e tepërta.

Image result for me shume kile per festa

2) Ushqimet me pak kalori

Nëse nuk e dini, disa ushqime mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Patate e ëmbël është një mundësi , përmban shumë fibra, kështu që ju bën të ndiheni më plot gjatë ditës.

Spinaqi është gjithashtu mjaft i shëndetshëm .

Dhe mos harroni mollët,janë më mirat e mundshme.

3) Organizim i vakteve

Njerëzit nuk mund ta frenojnë veten me ushqimin gjatë periudhës së festave, por për t’u siguruar që nuk do e teproni, duhet të jeni të përgatitur për të ngrënë mëngjes që metabolizmi juaj të jetë në rregull.

Kryesisht gjatë kësaj periudhe zgjidhni të ushqeheni me proteina.

Image result for darka e vitit te ri

4) Mos u stresoni

Padyshim që kjo periudhë e zënë e vitit mund të jetë krejtësisht stresuese, e cila përfundon duke marrë edhe disa kile të teperta.

Stresi e bën trupin tuaj të mbajë yndyrë dhe nivelet e hormonit tuaj të urisë të rriten.

Mos harroni të pushoni. Gjumi i  natës është i rëndësishëm. Ju patjetër do të luftoni stresin dhe do të bëni zgjedhje më të mira të ushqimit pasi të jeni të ngpur me gjumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa këshilla për të qenë pozitivë

Festat e fundvitit rrisin stresin…