MENU
klinika

10 për sezon

98 shënues të ndryshëm, ekipi rekordmen

27.12.2019 - 21:40

Në 10-vjeçarin e fundit janë regjistruar shifra nga më të ndryshme. Por Genoa ka thyer një rekord të vecantë, duke pasur më shumë shënues se cdo ekip tjetër në dekadën e fundit.

Asnjë nga skuadrat e tjera të pesë kampionateve kryesore europiane (Serie A, Premier League, Liga, Bundesliga e Ligue 1) nuk ka patur më shumë golashënues se kuqeblutë në dekadën që po mbyllet.

Plot 98 lojtarë në dhjetë vite, që do të thotë pothuajse 10 të ndryshëm për sezon. Dhe është për të ardhur keq që kuqeblutë nuk kanë shënuar në dy ndeshjet e fundit, përndryshe mund të kishte arritur një numër treshifror me të vërtetë historik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Klopp, te rekordet e Bayern

Ngjarjet e bujshme të dekadës në Bundesliga