MENU
klinika

Ka luajtur për topçinjtë

Arsenal prezanton trajnerin e ri

20.12.2019 - 16:01

Klubi i Arsenalit ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Në krye të “topçinjve” është vendosur zëvendësi i Guardiolës te Manchester City, Mikel Arteta.

Ish-mesfushori, i cili në karrierën e tij si futbollist është aktivizuar edhe me Arsenalin, pason kështu ish-teknikun Unai Emery. Për spanjollin, kjo është eksperienca e parë si trajner teksa ka firmosur një kontratë prej tre vitesh e gjysmë.

Arteta konfirmoi se emërimi si trajner i topçinjve është një nder i madh, ndërsa theksoi se e pret një punë e madhe në klub.

“Është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Ne duhet të konkurrojmë për trofetë më të rëndësishëm dhe kjo më është bërë e qartë edhe nga drejtuesit.

Të gjithë e dimë se ka shumë punë për t’u bërë, por kam besim. Jam realist dhe e di se kjo nuk ndodh brenda natës, por skuadra aktuale ka shumë talent”, – u shpreh Arteta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN