MENU
klinika

Premier League, java 18

City tregon forcën, Leicester humb pas 10 ndeshjesh

21.12.2019 - 20:32

Manchester City i ka treguar Leictester City se cili është ende kampioni në fuqi i Premier League. Qytetarët kanë fituar 3-1 në “Etihad”, duke u afruar me vetëm 1 pikë ndaj vendit të dytë, që mbahet pikërisht nga “Dhelprat”.

Leicester nuk humbte prej 10 ndeshjesh radhazi (përfshi kupën) dhe nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa Vardy shënoi golin e parë në 22’. Por pas 8 minutash barazon një ish, pikërisht Mahrez.

Vendasit marrin zemër dhe në 43’ vjen goli i dytë me Gundogan, që realizon me një penallti. Të besuarit e Pep Guardiolës shkojnë në pushim 2-1.

Edhe në të dytën ka ritëm të mirë, por është City që mban në zotërim topin më shumë. Goli i sigurisë do të vinte në 69’ nga Gabriel Jesus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN