MENU
klinika

Premier League, java 18

Everton-Arsenal pa gola në sytë e trajnerëve të rinj

21.12.2019 - 15:29

Everton dhe Arsenal kanë zgjedhur trajnerë të ri, përkatësisht Ancelotti sot dhe Arteta dje, por në ndeshjen e sotme mes tyre, e përfunduar 0-0, skuadrat janë drejtuar nga ata që ishin, Ferguson dhe Ljunberg.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve në krizë këtë sezon nuk ishte aspak pozitive me lojtarët që nuk bënë shumë për të shënuar. Ata pak raste që kishin, sulmuesit nuk u treguan të saktë.

Qetësia në lojë dhe mungesa e dëshirës vihej re qartë nga ana e lojtarëve të të dy ekipeve. Evertoni ishte më i rrezikshëm në pjesën e dytë, ndërsa Arsenali duket i tjetërsuar.

Pika e marrë në ndeshjen e sotme nuk i shërben asnjë prej ekipeve, pasi Arsenali ndodhet në vendin e 9-të me 23 pikë, po ashtu Everton ndodhet në vendin e 15-të duke rrezikuar mbijetesën.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka luajtur për topçinjtë

Arsenal prezanton trajnerin e ri