MENU
klinika

E keni ditur gabim...

Doni të humbisni peshë… epo mos i konsumoni këto perime

21.12.2019 - 10:25

Jeni duke u përpjekur të humbni peshë, por kjo nuk po shihni aspak rezultate dhe pyesni veten se ku keni gabuar?

Ndoshta problemi qëndron pikërisht tek ushqimet që hani. Edhe pse disa ushqime janë të shëndetshme, nuk do të thotë se do t’ju ndihmojnë të mos shtoni peshë.

Një studim i kryer në Harvard zbuloi se një dietë e pasur me fruta dhe perime nuk çon në humbje peshe. Përkundrazi, pjesëmarrësit në këtë studim që hëngrën perime me një përmbajtje të lartë niseshteje shtuan në peshë. Fajtori kryesor për shtimin në peshë ishte misri.

Sondazhi përfshiu 133,000 të rritur amerikanë dhe tregoi se njerëzit që hanin misër në baza ditore fituan peshë gjatë një periudhe katër vjeçare, gjë që nuk ndodhi për pjesëmarrësit që nuk konsumonin aq shumë misër dhe perime të tjera të pasura me niseshte. Pra, misri dhe të gjitha perimet që përmbajnë shumë niseshte janë një zgjedhje e keqe nëse doni të humbni peshë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN