MENU
klinika

La Liga, Java 17

“El Clasico” në paqe, Real ndihet i “vjedhur”

18.12.2019 - 21:53

E shtyrë me dy muaj, “El Classico” e Spanjës ka servirur spektakël, me Barcelonën dhe Real Madrid që kanë dhuruar emocione pa fund, por kanë munguar golat. Ndeshja është mbyllur 0-0.

Me raste të shumta dhe konkrete nga të dy kampet, në të vërtetë, i dënuar jo vetëm nga fati, por edhe nga arbitri, skuadra e drejtuar nga Zidane ishte më pranë golit, por iu mohuan dy penallti të flagrante.

Rasti i parë ishte ai i minutës së 18’, kur Lenglet ka ndërhyrë në zonë ndaj Varane me taka mbi gju dhe vetëm dy minuta më vonë, sërish ndaj Varane, kësaj here ishte Rakitic.

Në tentativën për të markuar francezin në zonë gjatë një goditje këndi, e ka tërhequr atë dukshëm nga bluza deri sa e rrëzoi në fushë. Mediat spanjolle theksojnë faktin se Realit iu mohuan dy penallti të sigurta në dy minuta, ndaj të njëjtit protagonist, Varane.

Në 60’, Messi ka humbur një rast flagrant, i vetëm përballë portës. Bale ka realizuar në 72’, por nuk ka gol sipas anësorit. Edhe ky një rast shumë i diskutueshëm. Mbyllet 0-0, të dy skuadrat mbesin në renditje sic ishin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN