MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Evropa duhet të bëhet pak më shumë amerikane!

27.12.2019 - 18:45

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Bashkimi Evropian nuk ishte ndërtuar për të qenë një aktor global.

BE ishte një ide evropiane, e krijuar për të sjellë paqe dhe prosperitet në një rajon të shkatërruar nga një luftë e vazhdueshme ndër shekuj.

Sipas këtyre ideve, BE arriti stabilitet.

Ndërsa vendet e tjera kanë ndjekur strategji politike dhe ekonomike globale, ne evropianët jemi mbështetur në historinë tonë të përbashkët, traditat demokratike dhe busullën morale në shërbim të integrimit rajonal.

Por këto forca nuk do të sigurojnë rëndësinë e Evropës.

Ndryshimet ekonomike dhe përparimet teknologjike po riformojnë ekonominë globale. Dhe këtu ekspozohen dobësitë e Evropës.

BE dhe vendet anëtare të saj nuk kanë asnjë përgjigje efektive ndaj tendencave tekniko-politike të kohës sonë.

Google po punon për të kataloguar çdo informacion të botës, të gjitha këto do të përdoren për të ofruar produkte dhe shërbime më të fuqishme.

Në secilin rast, Evropa po luan rolin e një përdoruesi të përbashkët.

Është e natyrshme që gjigantët e teknologjisë do të kërkojnë të diversifikohen duke zhvilluar shërbime të reja. Ashtu siç Facebook ka Libra dhe Google ka Waymo (vetura për drejtimin e automjeteve), gjigandët kinezë si Tencent dhe Alibaba janë bërë pionierë në zgjidhjet dhe pagesat e biznesit, përkatësisht.

Ekzistenca e ofruesve të ngjashëm të shërbimeve digjitale si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Kinë është tani një tipar standard i ekonomisë globale.

Shkaku kryesor është konflikti midis Kinës dhe SHBA, që është një betejë për udhëheqjen teknologjike midis dy modeleve ekonomike: kapitalizmit shtetëror të Kinës dhe ekonomisë së drejtuar nga sektori privat i SHBA.

Edhe një herë, ndërsa lufta e tregtisë dhe teknologjisë ka nisur, Evropa thjesht ka qenë spektatore.

Ajo ka patur më shumë rolin e një konsumatori.

Por kjo vjen me një çmim: domethënë, një humbje e autonomisë, sigurisë dhe ndikimit global. Krenarinë që kemi evropianët në historinë dhe vlerat tona të përbashkëta, shpesh herë e kanë mjegulluar vizionin tonë, duke na bërë të harrojmë se rëndësia jonë globale është rezultat i fuqisë ekonomike.

Ne evropianët besojmë në arritjen e paqes dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, sesa përmes konfliktit, frikësimit dhe terrorit.

Ne gjithashtu besojmë në aleanca dhe traktate. Në ditët dhe epokën tonë, bota përballet me sfida globale që mund të trajtohen vetëm përmes veprimit kolektiv.

Nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme për krizën e klimës, epidemitë, ekonominë, migracionin, ose recesionin global.

Por këtu qëndron dilema e Evropës. Evropa duhet të pranojë realitetin.

Konkurrenca, konflikti dhe nacionalizmi janë tipare përcaktuese të botës së sotme. Evropa duhet të fillojë të luajë një lojë që ajo nuk e pëlqen fare.

Për ta thënë në një mënyrë tjetër, Evropa duhet të bëhet pak më shumë amerikane, dhe SHBA duhet të rizbulojë idealet e veta evropiane. Mbi të gjitha, ngjashmëritë midis Evropës dhe Amerikës kanë qenë gjithmonë më të forta se çdo dallim sipërfaqësor.

Evropianët dhe amerikanët duhet të rimarrin aleancën transatlantike. Marrëdhënia SHBA-Evropë me të vërtetë do të jetë faktori kryesor në ndërtimin e një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar.

Sigmar Gabriel është ish-kancelar dhe Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Christoph Bornschein është CEO i TLGG.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?