MENU
klinika

Tenisti legjendar

Federer thyen rekord edhe pa luajtur

17.12.2019 - 13:14

Tenisti Roger Federer, edhe kur nuk luan, mbetet në qendër të vëmendjes. Sezoni 2019 i tenisit ka përfunduar prej kohësh, por zvicerani Roger Federer vazhdon të akumulojë rekorde.

Tenisti 38-vjeçar, këtë javë ka vendosur një rekord të veçantë. Ai është tenisti i vetëm në historinë e këtij sporti që ka 1000 javë në “top-30” të renditjes botërore.

Askush nuk ka qëndruar kaq gjatë në këtë renditje të veçantë. Federer ka hyrë për herë të parë në “top 30” tenistët më të mirë në botë më 30 tetor të vitit 2000 dhe prej 1000 javësh nuk ka zbritur nga ky pozicion.