MENU
klinika

Serie A, Java 17

Inter shpërthen ndaj Genoa-s, rimerr kreun

21.12.2019 - 20:52

Katër gola për të rimarrë vendin e parë. Inter ka mposhtur Genoa-n me rezultatin e pastër 4-0 dhe kjo me shumë mundësi do të jetë ndeshja e fundit e ish-lojtarit zikaltër Thiago Motta në stolin e miqve.

Inter gjen golin me Romelu Lukaku-n në minutën e 31’ të takimit. Gagliardini ka dyfishuar vetëm dy minuta më vonë. Ai ka shënuar përsëri ndaj skuadrës së preferuar, plot pesë gola ka ai ndaj Genoa-s.

Në pjesën e dytë Esposito zhbllokohet në minutën e 64’ me golin nga pika e bardhë e penalltisë. Ai ka festuar si i çmendur.

Pak minuta më vonë Lukaku ka shënuar një gol fantastik pasi lëshoi një predhë nga brenda zonës. Inter është njësoj me pikë me Juventusin në renditjen e Serie A, teksa bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e tyre të dielën ndaj Lazio-s në Superkupë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN