MENU
klinika

NBA

Kampionët mposhten në sekondat e fundit

30.12.2019 - 12:06

Oklahoma mundi në sekondat e fundit 98-97 Toronto Raptors (kampionët në fuqi të NBA), sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri.

Lowry dhe VanVleet realizuan nga 20 pikë për kanadezët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Oklahomën u dalluan Alex me 32 pikë e Paul me 25.

Skuadra e Lakers fitoi 108-95 ndaj Dallas, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e dominuar nga ekipi kalifornian, me Davis që realizoi 23 pikë, më i miri në parket, mbështetur edhe nga Pope me 19 pikë.

Një ndeshje të mirë zhvilloi skuadra e Denver, që mundi 120-115 Sacramento, sfidë e dominuar nga vendasit, që qëndrojnë në vendin e dytë në Perëndim.

Të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë (Porter dhe Barton nga 19 pikë secili), ndërsa 27 pikët e Bjelica mbetën për statistikë.

Skuadra e Memphis, falë 20 pikëve të Brroks, mposhti 117-104 Charlotte, ndërsa New Orleans befason Houston, duke fituar 127-112, ndeshje ku u dalluan Ingram e Ball me nga 27 pikë secili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN