MENU
klinika

Një kurë natyrale

Lëkura e mandarinës bën mrekulli për kollën dhe bronkitin

15.12.2019 - 22:19

Gjithë ata persona që vuajnë nga kolla ose bronkiti mund ta gjejnë zgjidhjen te lëkura e mandarinës për t’u kuruar në mënyrë natyrale.

Duke qenë e pasur me vitamina dhe antioksidues, vetitë e këtyre lëkurave janë të garantuara.

Mjafton të përzieni në një tas me ujë të nxehtë disa copa lëkure mandarine dhe lërini të veprojnë për një orë. Lëngun e përftuar e pini tri herë në ditë dhe do të shikoni se do të lehtësoheni nga kolla dhe çdo problem në rrugët e frymëmarrjes.

Po ashtu lëkurat e mandarinave janë të pasura me fibra dhe për pasojë arrijnë të rregullojnë problemet e tretjes.

Ato arrijnë që të vënë në lëvizje aparatin tretës, duke parandaluar kapsllëkun dhe duke garantuar një funksionim normal.