MENU
klinika

Botërori i Klubeve

Liverpool fiton për herë të parë trofeun

21.12.2019 - 21:07

Liverpool ka fituar për herë të parë Botërorin e Klubeve, pasi mposhti në finale 1-0 ekipin brazilian të Flamengos, me gol të Firminos në kohën shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.

Liverpool ka luajtur mirë në pjesën e parë, duke humbur 2 raste të pastra, ndërsa në të dytën rrezikoi shumë të pësojë. Gjithsesi, në sekondat e fundit fiton një penallti.

Arbitri i ndeshjes, Al Jassim, ka akorduar një penallti në favor të Sadio Mane, por VAR ka treguar se faulli kishte ndodhur jashtë zonës së rreptësisë. Ndeshja kaloi me shtesë.

Në 99’, Firmino vepron bukur me topin në zonë, duke nxjerrë jashtë loje një mbrojtës dhe portierin dhe shënon me portën e boshatisur. Më pas nuk ka shumë histori…Liverpool merr trofeun që nuk e pati marrë dot në 2005, kur e mundi Sao Paolo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN