MENU
klinika

Formacionet e mundshme dhe detajet

Luhet “El Clasico”, 4 mijë policë në “Camp Nou”

18.12.2019 - 11:39

Të gjithë dashamirësit e futbollit sonte i kanë sytë te superdueli i orës 20:00 në Spanjë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Do të luhet një nga “El Clasico”-t më të zjarrta në histori, pas shpërthimit të trazirave në Katalonjë për dënimin e disa separatistëve. Një përplasje e shtyrë në kohë, pikërisht për shkak të situatës së nderë politike.

el clasico messi ramos
el clasico messi ramos

Masa të jashtëzakonshme sigurie janë marrë për këtë rast. 4 mijë agjentë të pranishëm për të përballur përplasjet e mundshme, ndërsa të dy ekipet po qëndrojnë në të njëjtin hotel (“Princesa Soa”), vetëm 500 metra larg nga “Camp Nou”.

Barcelona dhe Real Madridi do ta lënë hotelin së bashku, në mënyrë që ta lejojnë policinë t’i shoqërojë në udhëtimin e shkurtër drejt stadiumit vetëm njëherë. Kjo do të bëhet në orën 18:00, dy orë para fillimit të ndeshjes.

Një atmosfere surreale për një ndeshje që premton se do të ndizet edhe më tej nga këndvështrimi i renditjes, teksa Blaugrana-t dhe “Los Blancos” janë çiftuar në krye, me nga 35 pikë.

Fitorja i jep secilës skuadër kryesimin e vetmuar, çka përbën një fetë të vogël nga “torta” e titullit të La Liga-s. Valverde nuk do të heqë dorë nga “tridenti” Messi-Suarez-Griezmann, ndërsa Rakitic do të luajë në mesfushë me De Jong dhe Busquets.

Semedo dhe Jordi Alba do të pozicionohet në anët e mbrojtjes, ndërsa Piqué dhe Lenglet në qendër të këtij reparti. Porta ka për “pronar” Ter Stegen.

Zidane duhet t’i besojë Bale dhe Isco, si mbështetës të Benzema. Francezi shihet si sulmuesi përcaktues te Real Madridi. Ai vjen pas një goli “in extremis” e me peshë, që shmangu humbjen në “Mestalla”, ndaj Valencia.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak