MENU
klinika

Kapiteni shqiptar u zu me trajnerin

Memushaj nuk duron, kërkon largimin nga Pescara

30.12.2019 - 15:44

Është bërë temë në Serie B dhe tani kërkon largimin nga klubi. Ledian Memushajt nuk i kanë pëlqyer deklaratat publike të trajnerit Luciano Zauri.

Kapiteni i Pescara-s u la jashtë grumbullimit në ndeshjen e fundit dhe skuadra barazoi pa gola me Chievon, duke komplikuar edhe më shumë situatën në renditjen e Serie B.

Por trajneri insistoi se përjashtimi i Memushajt në këtë ndeshje ishte bërë për të mbrojtur futbollistin, gjë që nuk i ka pëlqyer mesfushorit të përfaqësueses shqiptare.

Sipas mediave italiane, Memushaj është vënë menjëherë në lëvizje dhe dje i ka komunikuar klubit zyrtarisht nëpërmjet menaxherit se dëshiron të largohet në janar.

memushaj pescara

Memushaj e ka cilësuar si nënvlerësim atë që i është bërë, duke llogaritur se ka qenë gjithmonë një nga ata që ka dhënë maksimumin për këtë ekip, edhe në momentet më të vështira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN