MENU
klinika

Sonte ceremonia

Messi fiton “Topin e Artë”, e thonë detajet

02.12.2019 - 16:45

Ka ditë që flitet se Lionel Messi do të jetë fitues për të gjashtën herë fitues i “Topit të Artë”, por sot, disa orë para ceremonisë detajet thuajse e konfirmojnë sulmuesin argjentinas.

Së pari, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në Paris mbrëmjen e sotme, për ceremoninë e dorëzimit të “Topit të Artë”. Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane.

Portugezi i Juves ka vendosur të refuzojë ftesën nga revista “France Football” që organizon eventin. Nga ana tjetër, ai do të marrë pjesë në “Grand Gala”, që organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve.

Ronaldo prite që të shpallet lojtari më i mirë i Serie A për sezonin që lamë pas. Eventi pritet që të zhvillohet në të njëjtën kohë me ceremoninë e “Topit të Artë”.

Ndryshe ndodh me Lionel Messin. Barcelona ka planikuar udhëtimin drejt Parisit për të gjithë lojtarët e nominuar për “Topin e Artë” të vitit 2019. Kryefjala e klubit është Messi, që ka udhëtuar në kryeqytetin francez së bashku me familjen e tij.

Messi nuk është i vetmi lojtar nga Barcelona që udhëton për në Paris, pasi në listën e 30 emrave të nominuar janë dhe Antonie Griezmann dhe Frenkie De Jong. Shanset që ato të fitojnë janë minimale, por mund të përzgjidhen në formacionin më të mirë të vitit.

Në rrjet është shpërndarë një foto me votat e mbledhura që tregon se Messi do të tojë me 446 vota, i ndjekur nga Van Dijk me 382 dhe nga Mohamed Salah me 179. Vetëm vendi i katërt për Cristiano Ronaldon që ka rrëmbyer 133 pikë. Messi e ka fituar më herët këtë trofe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015. Sonte ai mund të parakalojë Ronaldon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN