MENU
klinika

"Duhet ta puthni banesën, ju ka mbrojtur!"

Rama me ekspertët izraelitë, inspekton pallatet e dëmtuara

09.12.2019 - 12:15

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ishte ditën e sotme në Durrës, ku pa nga afër, bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Inxhinieri izraelit i ka treguar pajisjen kryeministrit Rama, me të cilët shikohet nëse pallatet kanë dëmtime me strukturën apo ka vetëm dëmtime me muret.

Në një prej pallateve, kryeministri takuar banorët, ku inxhinieri izraelit ka theksuar se nuk ka asgjë shqetësuese me banesën e tyre, pasi ajo ka pësuar vetëm dëme materiale.

Inxhinierët izraelitë kanë theksuar se edhe pse në pamje të parë një godinë mund të duket si e marrë fund, duhet të shihet struktura.


Kryeministri Rama: Janë prishur mure, por struktura është shumë e qëndrueshme. Do të riparohen dëmet në mure.

Inxhinieri izraelit: Kolonat janë të gjitha në rregull.

Inxhinieri izraelit- banores: Jam me inxhinierët e mi këtu, pas kësaj katastrofe! Ju duhet ta puthni shtëpinë. Ju ka mbrojtur!

Banorja: Isha vetëm atë natë, dhe dera ishte mbyllur dhe nuk u hap.

Inxhinieri izraelit: Të çarat nuk kanë problem, sepse struktura është shumë e fortë.