MENU
klinika

Prek dhe organe të tjera

Shenjat që tregojnë se gjendra tiroide nuk funksionon si duhet

17.12.2019 - 22:15

Gjendra e tiroideve e gjendur në pjesën e përparme të qafës prodhon hormonet më të rëndësishme të organizmit, përgjegjëse për mirëfunksionimin e trurit, zemrës, mëlçisë e të gjitha organeve e sistemeve të tjera.

Kur gjëndra tiroide nuk arrin të prodhojë majftueshëm hormone,trupi vuan nga hipotiroidizmi. Trupi nuk është i aftë të prodhojë jod, ndaj dieta juaj ushqimore duhet të jetë e pasur me boronica, luleshtrydhe, kos, fasule dhe patate. Një diete të mirëekuilibruar që përmban brokoli, lulelakët, ushqime të pasura me omega 3 dhe çaji të cilin e lexoni në këtë link mund t’ju ndihmojë gjithashtu të kuroni këtë problem.
Kur hipotiroidizmi nuk trajtohet, mund të çojë në gjendje depresive , keqfunksionim të zemrës ose koma, por kur diagnostikohet me një test të thjeshtë të gjakut, hipotiroidizmi trajtohet lehtësisht me një pilulë të përditshme.
Lexoni më poshtë shenjat dhe simptomat e ketij problemi shendetesor:


1.Dobësi dhe lodhje

2. Flokë të thatë, të dobët, lëkurë e zbehtë
3. Ndjeshmëri e lartë ndaj te ftohtit
4. Kapsllëk
5. Dhimbje muskujsh
6. Humbje kujtese
7. Cikël i çrregullt menstrual
8. Depresion dhe nervozizëm

Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë e përjetojnë hipotiroidizmin në të njëjtën mënyrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN