MENU
klinika

Lazio në “sulm”

Shkëmbim shqiptarësh, Igli Tare në mes

20.12.2019 - 15:04

Dihet se Lazio është një nga klubet më efikase sa i përket merkatos së futbollistëve me kosto të ulët dhe kjo falë drejtorit sportiv Igli Tare.

Gjithashtu, dihet që Lazio kërkon të marrë në radhët e veta qendërmbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla. Sipas “Corriere dello Sport”, bardhekaltrit janë të gatshëm t’i ofrojnë Veronës lojtarin më të kushtueshëm të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berishën.

valon Berisha
valon Berisha

Mesfushori i sjellë me bujë në verën e 2018 nga austriakët e Salzburgut thuajse është i lënë jashtë planeve të ardhshme të kryeqytetasve.

Dëmtimet e vazhdueshme nuk e kanë lejuar të shprehë më të mirën nga vetja në fushë, teksa në harkun kohor të një sezoni e gjysmë është aktivizuar në total me ekipin lazial vetëm 19 herë.

kumbulla marash
kumbulla marash

Ndërkohë, pretendohet se dhe SPAL-i ka dhënë sinjale se e preferon 26-vjeçarin Berisha. Transferimi i Kumbullës pritet t’i kushtojë Lazios rreth 15 milionë €. Megjithatë, drejtori Tare duhet të sistemojë fillimisht Berishën për t’i dhënë fanellën bardhekaltër Kumbullës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN