MENU
klinika

Klubi tetovar ndan pakot

Shkëndija vijon traditën, dhurata për fëmijët

19.12.2019 - 16:10

Shkëndija vazhdon traditën tashmë gjashtëvjeçare, duke u shoqëruar në fundvit me fëmijët me nevoja të posaçme te Qendra Ditore në Tetovë dhe paralelja pranë shkollës fillore ‘Liria’.

Me rastin e fundit të vitit, KF Shkëndija, e përfaqësuar me futbollistët Agim Ibraimi, Zija Merxhani dhe Arbin Zejnullai, kanë vizituar fëmijët me nevoja të posaçme në paralelet pranë Qendrës Ditore në Tetovë dhe shkollës fillore ‘Liria’.

Fëmijëve u janë ndarë pako me dhurata para Vitit të Ri, ndërsa shoqërimi me ta përcjell mesazhin tradicional të Shkëndijës se edhe kjo kategori e fëmijëve është e integruar në shoqërinë tonë në përgjithësi dhe skuadrës kuqezi në veçanti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja e ekipeve shqiptare në Tetovë

Shkëndija: Të ardhurat për të prekurit nga tërmeti